Opinioni maqedonas nuk e pret mirë asnjë reagim të Bujar Osmanit për Kosovën

Nuk ka reagim të MPJ Bujar Osmanit, lidhur me Kosovën që nuk përcillet me gjuhë urrejtje në rrjetet sociale nga nacionalistët maqedonas.

Marketing

“Kosova ka dy ministra të Jashtëm”, “shqetësohesh më shumë për fiset në Kosovë”, “Ik në Kosovë”, “po e përsëritni atë që e thotë SHBA” e shumë të shara e fjalë banale… pas reagimit të ministrit të Jashtëm dhe kryesuesit me OSBE, Osmani.

“I shqetësuar për grumbullimin e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit Kosovë- Serbi, kontaktova sot me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për të shprehur shqetësimet tona.
Mirëpres deklaratat për tërheqje të trupave si hapi i parë drejt de-përshkallëzimit.
Përshëndes vendimin e NATO-s për trupa shtesë të KFOR-it.
OSBE e pranishme dhe e gatshme për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe inkurajimin e procesit diplomatik!”- ka shkruar kryediplomati Osmani.