Opozita nis marrshimin

Me celularë të ndezur në duar protestuesit opozitës së bashkuar nisën marrshimin e tyre drejt institucioneve shqiptare, të cilët ata thonë se janë uzurpuar nga kryeministri Rama. Protesta e sotme e 6-ta në rradhë gjatë tre muajve të fundit, duke se do të mbahet mend për pjesmarrjen masive të e përkrahësve të opozitës, por edhe mospërdorimin e dhunës, për të cilat ajo ishte kritikuar ashpër nga ndërkombëtarët dhe i ishte bërë thirrje të distancohej. Ndërkohë protesta, veçmas deklaratat e zotit Basha konfimuan vendosmërinë e saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Marketing

Kjo duket se e fut Shqipërinë në një situatë të vështirë, pasi edhe kryeministri Rama ka deklaruar se është i vendosur të shkojë në zgjedhje. Gjithnjë e me shumë në vend po shtrohet pyetja nëse më 30 qershor do të këtë zgjedhje apo votime, ndërsa palët sjellin krahasime sipas interesave të tyre. Një zgjidhje e propozuar nga presidenti Meta për të shtyrë zgjedhjet, shihet më shumë si variant që anon nga opozita për shkak të prejardhjes dhe pozicionimit të tij.

Marketing