Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiçit

Opozita në Serbi i ka reaguar ashpër presidentit serb Aleksander Vuçiç për arritjen e pajtueshmërisë mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Marketing

Madje lideri i Lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviq, kërkoi dorëheqjen e Vuçiçit, si zgjidhje e vetme e krizës politike. Duke kërkuar madje protesta nga qytetarët ai ka thënë se Vuçiç në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes të cilën ai e vlerëson si grushtet.

Ish shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç marrëveshjen e quajti tradhti. “Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, ka shkruar ai.

Edhe partitë opozitare në Kosovë PDK e LDK e kritikuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksander Vuçiç. Liderët e dy partive më të mëdha opozitare në Kosovë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku kanë reaguar vetëm përmes rrjeteve sociale.