Arijan Ademi largohet nga Dinamo Zagrebi, tifozët i kushtojnë një koreografi spektakolare

Fitorja e sotme e Dinamo Zagrebit në shtëpi kundër Rijekës 1:0, ishte njëherit ndeshja e fundit për mesfushorin shqiptar dhe kapitenin e skuadrës, Arijan Ademin.

Marketing

Ademi i ka dhënë fund aventurës së tij 13 vjeçare në Zagreb, duke mbrojtur ngjyrat e Dinamos në 373 ndeshje, njofton Jutarnji.hr, transmeton lajmi.net.

Tifozët e Dinamo Zagrebit me këtë rast i kushtuan edhe një koreografi spektakolare Ademit.

“373 herë e la zemrën në fushë – kapiten, faleminderit për gjithçka” – thuhet në mesazhin të shpalosur mbi koreografi.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ademi sipas mediumit kroat karrierën do ta vazhdojë në Kinë te klubi i Bejing Gouan.

Marketing