Opozita shqiptare bashkë me VMRO-në vazhdojnë t’i bllokojnë qytetarët

Pasi dëmtuan qytetarët duke i lënë pa paga për dy muaj me radhë përmes bllokimit të punës së Kuvendit, opozita shqiptare ASH-AA të sinkronizuar me VMRO-në e Mickoskit vazhdojnë të bllokojnë përsëri punën e Kuvendit duke mos marrë pjesë në seancë dhe duke keqpërdorur gjendjen e deputetëve të infektuar me COVID19.

Marketing

Për çka paguhen deputetët e opozitës? Kë po e përfaqësojnë dhe çka po punojnë? Këto janë pyetjet në mendjen edhe të votuesve që votuan për ata e që zhgënjimi tyre vërehet në kritikat që vlojnë në rrjetet sociale ndaj tyre.

Vëhet në pikëpyetje se me çfarë guximi do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ndonjë nga grupi parlamentar aktual i opozitës pas gjithë këtyre skandaleve!/TetovaSot