Opozita shqiptare: Hyrja e ASH-së në Qeveri – ”një flluskë e paqëndrueshme”

Hyrja e ASH-së në qeveri vazhdon që të jetë e pa pranueshme për opozitën shqiptare në vend. Sipas tyre, ASH-ja hynë në qeveri për ta mbrojtur BDI-në. Sipas Zekirja Ibraimit, sic njofton Klanm, qëndrimi se po rritet shumica është një flusk e paqëndrueshme.

Marketing

”Nuk mbanë qëndrimi se po rritet shumica ajo është një flusk e pa qëndrueshme. Futja e ASH-së në qeveri i ka bërë mire vetëm Artan Grubit pasi kishte frikë nga deputetët e “Grupit të Zjarrit”. Tani së paku është i sigurt Artan Grubi se nuk do të rrëzohet nga ai post së paku deri në zgjedhjet e ardhshme” – tha Zekirija Ibrahimi, AAA.

Besa Kadriu nga Lëvizja Besa vlerëson se me hyrjen e ASH-së në koalicionin qeveritar nuk do të zgjidhet problemi i qeverisë. ASH-ja, sipas Kadriut, vetëm ia plotëson numrat qeverisë për ta tejzgjatur situatën e krijuar të amullisë politike.

”Unë nuk besoj se me këtë tentativë të fundit qeverisa do ta zgjidh problemim. ASH vetëm ia plotëson numrat qeverisë për ta tejzgjatur situatën e krijuar të amullisë politike. Kjo është një stituatë që Lëvizjes Besa i ka dhënë statusin e një lidershipi opozitar shumë më të pozicionuar mirëfilli” – tha Besa Kadriu, Lëvizja BESA.

Opozita nuk përjashtojnë bashkëpunimet në mes veti në të ardhmen, kurse qëndrim të njejtë kanë edhe nga ASH-ja.