Opozita shqiptare kërkon vendin e një anëtari në KShZ. Sipas Bilall Kasamit nga Lëvizja “Besa” kjo u takon pasi ASh-ja tanimë është pjesë e Qeverisë.
“Opozita e bashkuar shqiptare ka legjitimitetin të kërkojë përfaqësim adekuat në organet zgjedhore. Kemi paraqitur iniciative konkrete për të plotësuar vendin tonë me anëtarë në KShZ-së dhe kërkojmë nga deputetët e BDI-së dhe LSDM-së të mos gjejnë arsye për ta vonuar atë apo për ta shmangur përmbushjen e këtij obligimi ligjor me interpretime iracionale. Bujar Osmani ka tentuar ta keqpërdorë kryesimin me OSBE-në për të ndikuar në vendimin për numrin e vëzhguesve nga OSBE për në procesin zgjedhor.”, – theksoi kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.