Opozita shqiptare kërkon vendin e saj në KSHZ për zgjedhje korrekte! (VIDEO)

Beteja jonë për të siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike do të vazhdojë derisa të plotësohet e drejta kushtetuese e opozitës. Siç jeni të njoftuar, kryetari i Kuvendit, në seancën e 129-të e cila do të mbahet nesër, në rend dite e ka vendosur edhe kërkesën e Opozitës Shqiptare, që ne si opozitë të jemi të përfaqësuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me një anëtarë. Pa të cilin anëtar, zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, do të jenë jo korrekte, jodemokratike, të manipuluara dhe anti-kushtetuese. Kërkesa jonë është vendosur si pika e 15 e rendit të ditës. Andaj i bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi si dhe deputetëve të pushtetit, se nëse dëshirojnë që të dëshmojnë se nuk punojnë për të manipuluar proceset zgjedhore dhe se janë për zgjedhje korrekte, demokratike dhe se vërtetë janë të angazhuar për zbatim të vlerave evropiane, atëherë bashkërisht ta shqyrtojmë propozimin e opozitës shqiptare dhe ta përmbushin këtë obligim kushtetues.

Marketing

Si Opozitë Shqiptare disa ditë më parë ua bëmë me dije përfaqësuesve të pushtetit dhe i informuam edhe qytetarët, për të gjitha informacionet që i kemi lidhur me tentimet e pushtetit për të manipuluar zgjedhjet. Mes të cilave janë edhe informatat se ministri i jashtëm Bujar Osmani është përpjekur të keqpërdor kryesimin me OSBE-në për të ndikuar në vendimin për numrin e vëzhguesve të procesit zgjedhor. Por e përsërisim edhe njëherë se tanimë opozita shqiptare ka plan serioz për t’u përballur me çdo abuzim të mundshëm.

Opozita e bashkuar shqiptare ka legjitimitetin të kërkojë përfaqësim adekuat në organet zgjedhore. Çdo tentim i pushtetit për të marrë tërësisht në kontroll Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me qëllim për të manipuluar zgjedhjet, do të jetë shkelje e rëndë e kushtetutës, e demokracisë në vend si dhe do të dëmtojë rëndë rrugën euro integruese të vendit.https://fb.watch/o24Nr7xjlK/?mibextid=Nif5oz