Opozita shqiptare në Maqedoni në gjumë të thellë

Një sondazh i fundit i publikuar të mërkurën nga Qendra për hulumtime të sondazheve e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka dalë me rezultate rrënqethëse për opozitën shqiptare në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

Marketing

Një pjesë e partive opozitare pothuajse nuk kanë asnjë përqindje mbështetje të elektoratit shqiptarë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët ka shënuar rënie drastike nga 5 për qind në 2 për qind. Ndërkaq partia e Ali Ahmetit vazhdon ta gëzoj mbështetjen më të madhe të qytetarëve shqiptarë.

Nëse të dhënat e këtij hulumtimi janë të sakta del se në kampin politik shqiptarë në Maqedoni nuk ka pothuajse fare konkurrencë dhe se opozita është rënë në gjumë thellë.

Nga të dhënat e këtij sondazhi shihet se një pjesë e madhe e qytetarëve ose mbi 20 për qind ende nuk janë të vendosur se për cilën parti do të votojnë, ndërsa gjithashtu mbi 10 për qind e qytetarëve kanë refuzuar të shprehin mendimin e tyre për partitë politike.

Kjo dëshmon se një pjesë e konsiderueshme e elektoratit kërkon alternative dhe platforma serioze qeverisëse nga partitë politike.

Marketing