Ballina Lajme Maqedoni Opozita shqiptare: Votojmë ndryshimet kushtetuese nëse hiqet 20%

Opozita shqiptare: Votojmë ndryshimet kushtetuese nëse hiqet 20%

Pa heqjen e 20% nga kushtetua nuk do të përkrahim procesin e ndryshimeve kushtetuese. Kështu u shprehën për TVM2 partitë opozitare shqiptare pas deklarimit të Kryeministrit Kovaçevski se për ndryshimet kushtetuese janë siguruar 73 vota, përfshi këtue edhe votat e opozitës shqiptare. Nga Alternativa ftojn kryeministrin që të mos thirret në emër të partis së tyre. Votat e Alternativës do ti kenë atëherë kur të jenë të gatshmë ti pranojn dy kërkesat e tyre: heqjen e 20% dhe sanksionimi me kushtetutë i korrupsionit.

Marketing

“Alternativa vendimet i merr në mënyrë autonome dhe jo me porosi nga dikush tjetër. Sa u përket ndryshimeve kushtetuese për neve ato janë të patjetërsueshme, njet si është e patjetërsueshme edhe zgjedhja e formulimit ofendues 20% për gjuhën shqipe dhe sanksinimi kushtetues i luftës kundër korrupsionit. Për ne këto dy pika janë edhe të pandashme edhe komplementare. Kurdo që të jenë gati ta shohin këtë temë në këtë mënyrë do i kenë edhe votat e Alternativës.”, tha zëdhënësi i AAA-së, Orhan Murtezani.

Edhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti shkurt tha se:
“Do votojm nëse do të ketë vullnet politik për të hequr 20 përqindëshin si dhe të thuhet që gjuha shqipe është zyrtare.”

Nga Levizja Besa ripërsërisin se nuk kanë dilema se integrimi europian është vizioni më i lartë politik, partiak e kombëtar, por pa heqjen e 20% nuk do të përkrahin ndryshimet kushtetuese.

“Kryetari i Kuvendit t’i vë në procedurë edhe amendamentet për heqjen e emërtimit ofendues “20%” për gjuhën shqipe, përndryshe ne nuk mund të përkrahim një iniciativë që nuk kontribuon në kohezionin ndëretnik, si parim dhe vlerë europiane.”, thonë nga Levizja Besa.

Edhe partia shqiptare në pushtet Aleanca për Shqiptarët kërkon heqjen e 20%, por nga partia e Taravarit nuk e kanë kushtëzuar votën e tyre për ndryshimet kushtetuese.

Marketing
Exit mobile version