Ora policore e fundjavës, MPB: 172 qytetarë nuk respektuan ndalesën

Ndonëse fundjava me ndalesë lëvizjeje 61 orëshe, në shikim të parë ishte e qetë, sirenat e policisë nuk ndaluan, duke sinjalizuar ata që rrinin në shtëpi e respektonin masat, se disa bashkëqytetarë të tyre të pandërgjegjshëm, kishin vendosur të dilnin në rrugë edhe përkundër ndalesës së tërësishme të lëvizjes.

Marketing

172 qytetarë nuk respektuan ndalesën, 134 u shoqeruan nëpër stacionet policore, të tjerët pamëdyshje do të gjobiten.

Numri “një” i MPB-së Naqe Çulev thotë se policia është e gatshme edhe për zgjatjen e ndalesës për lëvizje këtë fundjavë.

“Të gjitha aktivitetet tona në këtë drejtim vijnë në bazë të rekomandimeve të Komisoni për sëmundje infektive pranë Ministria e Shëndetësisë… Ne si MPB jemi të gatshëm për të vazhduar kontrollimin e përforcuar në terren” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Mbetet ndëkorhë në 12 numri i policëve të infektuar me “Covid-19”, ditëve të fundit nuk ka raste të reja, por në vetë-izolim vazhdojnë të qendrojnë edhe dhjetra policë për shkaqe sigurie.

“Deri më tani është konfirmuar se 12 policë janë të infektuar me virusin korona “Covid-19” dhe sipas rekomandimeve të epidemiologëve të njëjtat ndodhën në izolim, kurohen dhe janë jashtë rrezikut të jetës që na gëzon. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe u japim ndihmën tonë” – u shpreh Çulev.

Për herë të parë që nga paraqisja e virusit, nuk ka vendime të reja për vizolim ndërsa 253 qytetarë nënshkruan deklaratën për vetë-izolim 14 ditor. Për herë të parë brenda 24 orëve të fundit nuk është evidentuar as ndonjë qytetar që nuk ka respektuar masën e izolimit dhe vetë-izolimit.

Pritet tanimë kthimi edhe i rreth 130 qytetarve nga shtetet skandinave, që do të vendosën në karatinë të detyrueshme shtetërore.

Të dielën nga karatina shetërore kanë dalë 78 persona, sot karantinën e detyruar e përfunduan edhe 846 qytetarë . Të gjithë ata duhet të qëndrojnë edhe për 14 ditë në vetëizolim shtëpiak