Ajo që kisha mundësi ta shoh gjatë vizitës së punkteve, të gjithë pjesëtarët e policisë janë në teren në pajtim me palnin për realizimin dhe kontroll të vendimit për ndalim qarkullimin, deklaroi ministri i brendshëm, Oliver Spsovski.
“Këtë masë restriktive askush nuk e dëshiron, por është e domosdoshme në raste se dëshirojmë që të ndalojmë zingjirin e përhapjes së Kovid-19. Përmes respektimit të kësaj mase, bashkërisht do të kontribuojmë që në 14 ditët e ardhshme të ulet përhapja e virusit dhe stabilizimi i sistemit shëndetësorë”, tha Spasovski.
Ndryshe, prej sot deri në 22 mars në periudhën prej 22:00 dri në 05:00 të mëngjesit, lëvizja është e kufizuar, kjo pasi gjatë ditës së djeshme Qeveria miratoi një vendim të tillë me propozim të Komisionit për sëmundje infektive.
Kufizimi i lëvizjes nuk do të vlej për ata qytetarë që kanë nevojë për intervenim urgjent shëndetësor, për operatorët ekonomi puna e të cilëve zgjat 24 orë, për udhëtarët që vijë apo shkojnë nga aeroportete ndërkombëtare, si dhe për transportierët e njerëzve dhe mallrave