Ora policore vazhdon nga ora 16 deri në orën 5

Pas 61 orëve policore në mbarë vendin gjatë fundjavës dhe lëvizjes së kufizuar përveç për kategorinë e qytetarët me leje për qarkullim, sot në mëngjes sërish ka lëvizje të njerëzve dhe komunikacion nëpër rrugë. Ora policore prej sot vazhdon si edhe në ditët e punës gjatë javës së kaluar, nga ora 16 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit.

Marketing

Gjatë fundjavës të Pashkëve që vijon mendohet që lëvizja të kufizohet edhe me një ditë shtesë, me siguri të hënën, gjegjësisht ndalesa e lëvizjes të vlejë nga e premtja pasdite deri të martën në mëngjes. Këtë dje e kumtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se këtë propozim do ta shqyrtojnë në seancën e sotme të Qeverisë.

Në fuqi është ndalesa për grupimin e dy apo më shumë personave, përveç për prindërit me fëmijë deri 14 vjet. Më të moshuarve se 67 vjet u lejohet të dalin nga shtëpia prej orës 10 deri në orën 12 , të rinjve deri 18 vjet prej orës 13 deri në orën 15. Pronarët e qenve mund t’i nxjerrin jashtë gjysmë ore, prej orës 20 deri 20:30, dhe të mos jenë më larg se 100 metra nga objekti ku jetojnë.

Lëvizja gjatë orës policore u lejohet vetëm kategorive të qytetarëve të cilët kanë obligime pune dhe posedojnë leje që i lëshon Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Për kërkesë për leje mund të aplikojnë në portalin uslugi.gov.mk.

Autobusët e Ndërmarrjes Publike “Shkup” sot para dite vazhdua me qarkullim me turne prej orës 5 deri në orën 9 dhe nga ora 13 deri në orën 16.

Punohet sipas itinerarit të shtunës, ndërsa nisja e parë dhe fundit e autobusëve të NQP është sqaruar në ueb faqen e ndërmarrjes.