Më në fund ulet numri i qytetarëve të cilët nuk respektojnë orën policore. Në 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit policia ka evidentuar vetëm 46 qytetarë të pandërgjegjshëm sqaron për TVM 2 zëvendës ministri i brendshëm Agim Nuhiu.
“Sa i përketë orës policore gjatë 24 orëve të fundit kemi shënuar 46 raste, përkatësisht ndaj 46 personave është marr veprim procedural nga ana e policisë, janë ndaluar 17 persona nëpët stacionet e ndryshme policore, ndërsa ndaj të tjerëve janë hartuar procesverbale adekuate dhe të njëjtat janë dërguar Prokurorisë Themelore Publike.”- tha Agim Nuhiu, zv/ministër i punëve të brendëshme.