Orban: Nuk lejoj padrejtësi ndaj aleatit tim

Maqedonia ka formuluar kërkesën ku kërkon ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria, por duket se Viktor Orban nuk e ka hiç ndërmend që ta dorëzojë mikun e tij në “duart” e ligjit.

Marketing

Kryeministri hungarez duke komentuar hetimet që kanë nisur nga pala maqedonase për arratisjen e Gruevskit, nuk i ka kursyer lavdet ndaj ish-kryeministrit të arratisur.

Orban i ka dalë në mbrojtje Gruevskit duke vlerësuart ndihmën e tij për Hungarinë gjatë fluksit të refugjatëve nga Lindja.

“Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të vështirë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala a refugjatëve edhe përkundër asaj që ne ngritëm raporte pozitive. Njeriu duhet sinqerisht t’i trajtoj aleatët e tij”, tha Orban.

Në intervistë për radion hungareze “Koshut”, Orban e cilësoi Gruevskin një aleat dhe mik të gjithë popullit të Hungarisë. Sipas tij, Hungaria edhe më herët ka strehuar njerëz të rëndësishëm por asnjëherë të kategorisë së Gruevskit.

I pari i Qeverisë hungareze theksoi se Gruevski është i përndjekur nga organizatat e George Soros, ndaj ai nuk do të lejoj që ish-kryeministrit maqedonas t’i ndodhin padrejtësi.