Orët e humbura të mësimit, Shaqiri: Së shpejti vendim për filloristët

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se presin përgjigje nga Byroja për Zhvillim në arsim për të përcaktuar mënyrën e zëvendësimit të orëve të humbura nga filloristët shkaku i grevës në arsim, përcjell TV21.

Marketing

“Së shpejti do të kemi atë vendim. Pres që sot me Sindikatën edhe kjo temë të hapet dhe t’i jepet drejtim përfundimtar”, tha mes tjerash Shaqiri.

Ndryshe, për nxënësit e shkollave të mesme është marrë vendim për përfundim të vitit shkollor më 10 qershor, ministri Shaqiri gjatë ditës së djeshme tha se po shqyrtohet mundësia që orët e humbura nga filloristët të zëvendësohen në fillim të vitit të ardhshëm.