Shkencëtarët vazhdimisht po gjejnë mikroplastika në ujë të pijshëm, por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ende nuk ka dëshmi se kjo e rrezikon shëndetin e njeriut.
Sidoqoftë, trupi i Kombeve të Bashkuara ka reaguar duke thënë se më shumë hulumtime duhet të kryhen për të kuptuar si plastika shpërndahet në ambient dhe arrin deri në trupat e njerëzve, transmeton Telegrafi.
Në përgjithësi ende nuk ka definicion të mikroplastikave, por konsiderohen të jenë më të vogla sesa një milimetër.
Prodhimi i plastikës është rritur jashtëzakonisht dekadave të fundit dhe pritet të dyfishohet deri në vitin 2025 – që do të thotë se sasi më e madhe e plastikave do të përfundojë në furnizime të ujit, në tuba, e madje edhe në trup të njerëzve.