Organizata e Konsumatorëve: Qytetarët të mësojnë të drejtat e tyre

Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë kërkon futjen e një instrumenti të ri për mbrojtjen kolektive të konsumatorëve.
Sipas tyre, vonesa e linjave ajrore, mungesa e një produkti të caktuar, keqpërdorimi i të dhënave personale janë problemet më të zakonshme me të cilat ballafaqohen konsumatorët dhe se qytetarët kanë të drejtë të informohen për të drejtat e tyre.

Marketing

“Sa i përket udhëtimeve turistike, në lidhje me kontratat e shitjes të një hapësire, blerjes onlajn në internet, gjithashtu kur bëhet fjalë për mallrat që shiten në treg nga të cilat konsumatorët janë lënduar, ka edhe përgjegjësi për dëmet sipas legjislacionit të BE-së. Nëse secili prej jush do të ngre padi të veçantë, do të ishte shumë e vështirë për ta fituar mosmarrëveshjen”,- tha kryetarja e organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë, Marijana Llonçar Velkova.

“Ne i mbështesim praktikat e mira komparative të këtij sistemi në gjashtë shtetet më të zgjedhura anëtare të BE-së, si Belgjika, Suedia, Britania e Madhe, Gjermania, Holanda dhe Franca, të cilat do t’i mbështesin vendet në përmirësimin e kapaciteteve të organeve kompetente, organizatat e mbrojtjes së konsumatorit në zbatimin e mekanizmit”,- theksoi Veronica Efremova nga Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar.

Procesi për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve është afatgjatë dhe e shtrenjtë, kështu që m; efektive është që blerësit e dëmtuar të ngrenë padi kolektive kur ka kushte për një gjë të tillë. Në këtë mënyrë mund të bëhet kompensimi, e jo vetëm dënimi i tregtarit apo operatorit.