Organizata “Eja Maqedoni” ka siguruar 16 mijë racione për qytetarët e rrezikuar social

Përmes sistemit për dhurimin e ushqimit të tepërt “Të gjithë të ngopur” janë dhuruar pesë tonë ushqim të tepërt apo 16.000 racione deri te qytetarët e rrezikuar social.

Marketing

“Ky është donacioni më i madh i ushqimit deri më tani dhe gëzohemi se së bashku me këtë donacion përmes “Të gjithë të ngopur” u dhuruan nëntë tonë ushqim apo 28.000 racione deri te qytetarët e rrezikuar social”, theksojnë nga “Eja Maqedoni”, të cilët vendosën sistemin “Të gjithë të ngopur”.

Vendosja e sistemit të parë për dhurimin e ushqimit të tepërt në Maqedoni, “Të gjithë të ngopur” e krijoi “Eja Maqedoni” me mbështetje të Ambasadës zvicerane në Maqedoni, USAID, Korpusi Paqëruajtës, Instituti Demokratik Kombëtar dhe Publicis.

Marketing