Organizimi i mbrëmjeve muzikore, SPB Tetovë: Do të ketë gjoba për zhurmën e lartë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me thirrje për pronarët e kafeneve dhe objekteve hotelerike, të cilët organizojnë mbrëmje muzikore.

Marketing

Nga SPB Tetovë kërkojnë që pronarët e kafeneve, diskove dhe objekteve të tjera të hotelierisë që t’i kushtojnë vëmendje volumit të muzikës që lëshojnë në lokalet e tyre apo grupeve muzikore dhe në të njëjtën kohë kujton se gjoba për këtë lloj kundërvajtje për personat juridikë varion nga 500 deri në 1000 euro në kundërvlerë në denarë (neni 8 i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike) dhe nga 200 deri në 500 euro për personat përgjegjës.

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelojnë edhe hotelierët që të miturit të mos i lejojnë qëndrimin në objekte pas orës 24.00 (neni 21 i LKRQP), e as t’i shërbejnë me pije alkoolike, sepse në atë rast pasojnë parashtresa dhe gjoba. Kurse për shërbimin me alkool të miturit, nga ana tjetër hotelierët mund të ndiqen edhe penalisht.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka intensifikuar dukshëm aktivitetet kontrolluese në
objektet hoteliere dhe të gjitha shkeljet që janë konstatuar në to, janë sanksionuar në mënyrë adekuate ligjore.