Organizohet peticion online për heqjen e maturës shtetërore në Maqedoni

Në ueb-faqen change.org është publikuar peticion ku kërkohen online nënshkrime për heqjen e maturës shtetërore për vitin arsimor 2021/2022.

Marketing

“Për shkak se për një periudhë të gjatë ishim online (2 vite), pushimi dimëror u vazhdua dhe greva e profesorëve bëri që humbën materialet kryesore dhe konsiderojmë se jemi gjenerata më e dëmtuar dhe s’kemi bazë për t’u testuar për maturë”, shkruhet në përshkrimin e peticionit.

Dje ministri Jeton Shaqiri u shpreh se po shqyrtohet mundësia që përfundimi i shkollës të shtyhet për shkak të grevës.

Kujtojmë se greva e mësimdhënësve vazhdon edhe në javën e tretë. Ata refuzuan 12% rritje të pagave dhe kërkojnë 18.4% dhe respektim të Marrëveshjeve kolektive.