Janë publikuar pamje tronditëse të manjatit të modës, Peter Nygard, i cili rezulton se e kishte kthyer avionin e tij personal në një vend ku organizonte orgji.Sipas “Daily Mail”, në disa imazhe ai duket ndërsa sheh një vajzë vetëm 17-vjeçe, e cila bën kërcime erotike para tij.
Pamjet u publikuan nga ish-fotografi personal i Nygard, i cili thotë se ky i fundit po përpiqej të rekrutonte edhe vajza të reja, 16-vjeç, për të qenë në mesin e “të dashurave” të tij.
Manjati i modës u arrestua nga autoritetet kanadeze më 14 dhjetor, me një urdhër ekstradimi me kërkesë të qeverisë amerikane, ndërsa akuzohet se ka abuzuar me dhjetëra gra, në një skemë të trafikut seksual.