Ortek në Austri, humbin jetën dhjetë persona! Vijon kërkimi për të zhdukurit

Një ortek ka lënë të vdekur sot rreth dhjetë persona në një vendpushim skish në Austri, raporton agjencia austriake e lajmeve APA.

Marketing

Një ortek varrosi me borë një pjesë të vendpushimit të skive Lech/Zuers në Austrinë perëndimore, tha APA, duke shtuar se një person u shpëtua.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe menjëherë në vendin e aksidentit janë dërguar disa helikopterë me ekipe shpëtimi.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar njerëzit”, thuhet në një deklaratë nga komuna e Lech.

Në kërkim po marrin pjesë rreth 100 persona dhe ekipet e shpëtimit kanë kërkuar helmeta me drita të montuara për të vazhduar kërkimet për viktimat edhe në errësirë.