OSBE/ODIHR-ja fillon vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-së do të monitorojnë edhe këtë cikël zgjedhor. Misioni afatgjatë i tyre tashmë ka filluar kurse në ditën e zgjedhjeve, misionit do t’i bashkohen 250 vëzhgues afatshkurtër të procesit të votimit. Shefja e misionit Tana De Zulueta, nuk komenton ndryshimet e fundit në Kodin zgjedhor për të cilat u tha se janë rekomandime të OSBE/ODIHR-së. Vlerësime për ndikimin e këtyre ndryshimeve dhe rekomandime të tjera shtesë, De Zulueta, tha se mund të presim në fund të procesit.

Marketing

Disa nga këto amendamente adresojnë rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR-së, me asistencën të cilën ua kemi dhënë në fushën e legjislaturës. Do të shohim por është herët për të thënë nëse kjo mjafton. Siç përmenda, u miratuan vetëm disa nga rekomandimet – tha Tana De Zulueta, shefe e misionit të OSBE/ODIHR-së.

OSBE/ODIHR-ja nuk jep vlerësim paraprak për pritshmëritë rreth procesit por vlerëson se fushata pritet të jetë mjaft aktive.

Unë nuk mund t’ju them ose të dërgoj çfarëdo mesazhi tjetër përveç se të vazhdojmë me bashkëpunimin që kemi filluar, të dëgjojmë të gjitha palët në fushatën zgjedhore e cila premton të jetë shumë aktive dhe me kundërshtarë të fuqishëm. Ne i vëzhgojmë dhe do të sjellim përfundimet tona – deklaroi Tana De Zulueta, shefe e misionit të OSBE/ODIHR-së.

Përfaqësuesit e ODIHR-së, deri në zgjedhje, do të zhvillojnë takime me pjesëmarrësit në zgjedhje dhe me institucionet kompetente. Misioni i vëzhgimit përfshin edhe punën e mediave. Përveç vëzhguesve ndërkombëtarë, procesi zgjedhor do të monitorohet edhe nga vëzhgues vendas.