Ose amnisti ose do të asim se kush na urdhëroi më 27 prill, letra kërcënuese

Igor Jug, njëri nga të akuzuarit për dhunën në Kuvend gjatë natës së 27 prillit të vitit të kaluar përmes një letre të dërguar nga paraburgimi kohë më parë ka lënë për të kuptuar se do të flas të vërtetën dhe orkestruesit e operacionit në Kuvend, në rast se nuk ka përkujdesje ndaj tyre, duke nënkuptuar amnisti, informon INA.

Marketing

Huligani nga Kumanova që shihej në videomateriale duke u shtrirur dhe goditur deputetët natën e 27 prillit, në letrën e tij publike apelon për amnisti dhe se me këtë kërkesë i drejtohet direkt Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickoskit, dy kokave kyçe të VMRO-DPMNE.

Disa qarqe brenda VMRO-DPMNE theksojnë se Mickoski dhe Gruevski janë në hall të mall dhe kanë probleme të mëdha, për shkak se nëse nuk angazhohen për amnisti të sulmuesve të Zoran Zaevit dhe Ziadin Selës, por edhe për hapjen e dyerve të Kuvendit, atëherë një pjesë e madhe e tyre do të thonë të vërtetën para gjykatës dhe opinionit se kush janë organizatorët dhe porositësit e vërtetë të 27 prillit. Dhe gjithçka sillet rreth kokave udhëheqëse të VMRO-DPMNE-së së asaj kohe dhe institucioneve kyçe të qeverisjes së kaluar. Tërë letra e Igor Jug është e mbushur me mllef dhe sulme ndaj VMRO-DPMNE me pyetjen se përse na keni harruar, pse na shtyet për të hyrë në Kuvend
dhe na premtuat se nuk do të përgjigjemi…?!

Jozyrtarisht mësohet se edhe ish të burgosur të tjerë pritet të dalin me letra paralajmëruese, edhe pse siç bëhet e ditur se disa krerë të VMRO-DPMNE po mbajnë familjet e tyre me premtimet se do të arrihet amnistia, se do të lirohen të afërmit e tyre, dhe partia e tyre do të rikthehet në pushtet në zgjedhjet që do të jenë gjatë vitit të ardhshëm.

Marketing