Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për çështje evropiane tha se partitë i kanë përafruar qëndrimet sa i përket datës se zgjedhjeve, ai tha se partitë po sillen diku rreth datës 5 korrikut si një datë e mundshme për zgjedhje.
-Dallimi nuk është aq i madh mes partive politike, është diku rreth 10-15 ditë në mes dy ekstremeve sa i takon propozimeve për datën. Ashtu që 5 korriku mund të jetë një datë në të cilën mund të takohemi të gjithë,- tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për çështje evropian.