Osmani: “61 deputetë” është thirrja më shoviniste e mundshme në një shtet multietnik

Në tubimin e mbrëmshëm të Frontit Europian në Tetovë, Bujar Osmani, kandidat për president ka vënë theksin mbi dy alternativat që i ofrohen votuesit në zgjedhje.

Marketing

“Ne kemi dy oferta alternative në këto zgjedhje. Kemi ofertën e Frontit Europian, që ofron anëtarësim në 5 vitet e ardhshme, deri më vitin 2030 dhe kemi ofertën alternative të nacionalizmit që kërkon 61 deputetë për të na përjashtuar gjithë ne nga vendimmarrja. 61 deputetë është thirrja më shoviniste e mundshme në një shtet multietnik. Të kërkoni 61 deputetë që të nxjerrni shqiptarët nga vendimmarrja. Të nxjerrni turqit nga vendimmarrja, boshnjakët, romët, është thirrje që është në kundërshtim me ligjet e vendit për nxitje të urrejtjes ndëretnike.

Marketing