OSMANI-ADEMI: Enti për revizion paraqet bazë të luftës kundër korrupsionit

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane mbajtën takim pune me përfaqësuesit e Entit për Revizion Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga Zëvendës revizori kryesor shtetëror, Naser Ademi.

Marketing

“Enti për revizion Shtetëror paraqet institucion që jo vetëm zellshëm kryen punën e tij, por rezultatet e tij shpesh herë janë bazë që identifikon nevojën e reformave edhe në institucione tjera, për të cilën besim për punën e tyre kanë shprehur edhe miqtë ndërkombëtar, si që janë Komisioni Evropian, që i citon rezultatet e tyre në Raportet për vendin”- theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë institucionit në përgjithësi për procesin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Revizori Ademi, por edhe anëtarët tjerë të udhëheqësisë së Entit Shtetëror më bindën se po vazhdojnë me aktivitetet e tyre me kapacitete të plota, duke bërë bazë për institucionet tjera në krijimin e të ashtuquajturit “trak rekord”, respektivisht shembuj të suksesshëm me të cilën do të demonstrohet progresi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” theksoi Osmani, duke potencuar se suksesi në këtë sferë do të thotë kursim i madh i të hollave buxhetore, mbrojtje e parimit të sundimit të së drejtës dhe krijimi të mjedisit drejtë kompetititv të biznesit, por edhe e rëndësishme për integrimet evropiane të vendit.

“Përmes progresit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit krijuam bazë për Raport pozitiv nga ana e Komisionit Evropian në maj, që pres ta pasqyrojë progresin  realë të vendit, që, sërish, do të paraqesë bazë për vendet – anëtare ta konfirmojnë vendimin e vitit të kaluar, për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë vit” – shtoi Osmani.

Takimi u realizua në kuadër të vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani, në institucione përkatëse për zbatimin e reformave që ishin të parapara në Planin 3-6-9 dhe Planin 18, si dhe implementimi i detyrimeve tjera lidhur me integrimin evropian të vendit në kuadër të të cilave më parë u vizitua Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, si dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

 

Marketing