Osmani: Aksioni për Klimën dhe luftën kundër efekteve të ndryshimeve klimatike, duhet të fillojë nga NE!

Shefi i diplpmacisë Bujar Osmani përmes njyë postimi në rrjetet sociale njofton se në çatinë e MPJ-sëjanë mbnellir fidanë të rinj që ëshyë mesazhi simbolik se kemi nevojë për më shumë sipërfaqe të gjelbra dhe më shumë ndërgjegjësim për kujdesin ndaj mjedisit jetësor.

Marketing

✅ Nëpërmjet këtij gjesti, tregojmë se për të realizuar një nga tre prioritetet tona të Kryesimit të OSBE-së 2023 – Aksioni për Klimën dhe luftën kundër efekteve të ndryshimeve klimatike, duhet të fillojmë nga ne.

✅ Duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe marrja e masave për të zbutur efektet e tij nuk është sprint, por maratonë! Kërkon kontribut të madh dhe të vazhdueshëm nga të gjithë ne. Jemi të vendosur që duam të ndjekim atë rrugë dhe shpresoj të inkurajoj të tjerët që të ndjekin shembullin tonë të sjelljes së përgjegjshme ndaj mjedisit jetësor.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0KjgZfsXoviQDgw114HsE9TYnRzazcCtQAjFQUcbHUCpt7ZLf6kg5vpbNrPPvzCJvl&id=100005817372100&mibextid=Nif5oz