Osmani arrë e fortë e pathyeshme për Mickoskin

Vetoja bullgare ka bërë që rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së të kalojë përmes Sofjes. Një kontest i ri që po bëhet asht vështirë i thyeshëm për shtetin tonë, por në politikë gjithçka është e mundur sidomos kur ekziston vullneti për dialog politik.

Marketing

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani krye diplomati i parë shqiptar në vend, në takimet brenda por edhe jashtë vendit me homolog dhe krerë tjerë të lartë të shteteve të mëdha ka shpalosur idetë por edhe ka shprehur hapur vullnetin për gjetjen e zgjidhjes që do të hapte rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Për ta bërë kryefjalë dialogun politik dhe për ta vënë në fokus bashkëpunimin rajonal si domosdoshmëri dhe kusht për rrugëtimin drejt BE-së, Bujar Osmani ka ndërmarr edhe iniciativën e famshme B6.

Krerët evropian dhe ata botëror e kanë ngritur lartë në piedestal iniciativën e krye diplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ish krye diplomati austriak tani kryeministër i Austrisë Aleksander Shallenberg në Forumin e Prespës për Dialog e tha prerazi “Nisma B6 e Bujar Osmanit është brilante.

Mua më duhet ta nënvizojë që iniciativa B6 që ka nisur Bujari është brilante, është diçka e madhe, diçka që funksionon. Ne kemi krijuar C5 dhe kjo është diçka që funksionon për shkak se ju krijoni lidhje njerëzore në mes vendimmarrësve të këtij rajoni. Dhe ju nuk do të keni nevojë për dikë nga Brukseli apo Uashingtoni që të jetë i ulur në tryezë. Bëhuni që të veproni së bashku, kjo është pronësia juaj, është jeta juaj, është rajoni juaj”, pati thënë Shallenberg në fjalimin e tij.

Argument ky që jo vetëm në politikat e brendshme por edhe ato rajonale e diplomatike mund të prijë një shqiptar.

Nga ana tjetër edhe intelektual maqedonas hapur kanë përkrahur dhe përshëndetur veprimet e të parit të diplomacisë Osmani në fushëveprimin diplomatik. Profesori Marjan Gjurovski pati thënë se “Osmani i mbron pozicionet e Maqedonisë së Veriut më shumë se sa disa ministra maqedonas”.

Tabutë se një politikan shqiptar nuk mund t’i mbrojë interesat shtetërore të Maqedonisë së Veriut mbetet vetëm tek disa nacionalistë dhe e përdorin këtë temë për politikë ditore, për një apo dy pikë më tepër në adresën e tyre, asgjë më shumë.

“Kush është Bujar Osmani të negocioje për identitetin tim, kush ia ka dhënë atë të drejtë ?”, ka pyetur kreu i opozitës Mickoski pa i pyetur krerët e shteteve evropiane dhe gjetiu.