Zv/kryeministri Bujar Osmani, vazhdon të paraqes një model ndryshe të funksionit të ministrit. Ai sot ka zgjedhur të hap dyert e ministrisë së tij për të dëgjuar hallet e qytetarëve duke shpalosur edhe bashkëpunimin me ta.
“Detyrimet dhe përgjegjësitë e imponuara nga funksioni nuk duhet të bëhen arsyetim për mosrealizimin e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Sot, e shtunë, gjatë gjithë ditës, drejtpërdrejtë sy më sy me të gjithë ata që kishin nevojë për të mu drejtuar, për të ndarë mendimin e tyre, sfidat e tyre, por gjithashtu edhe për të ofruar ide, sygjerim apo vërejtje mbi punën tonë” ka shkruar Osmani pas takimeve me shumë qytetarë që kishin zgjedhur të bashkëbisedojnë me të.
Ndryshe asnjë ministër e as vet kryeministri deri më tani nuk e praktikojnë një gjë të tillë, ndoshta Osmani do të jetë edhe shkaku që të gjithë të tjerët të fillojnë për të dëgjuar hallet ku më pas të merren masa për të ndihmuar dhe realizuar premtimet që i kanë dhënë para popullit.