OSMANI: Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Kinës, thellon bashkëpunim bilateral midis dy shteteve

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jin Liksian.

Marketing

Zëvendëskryeministri Osmani, shprehu mirënjohje për mbështetjen që Republika Popullore e Kinës siguron për Republikën e Maqedonisë, në veçanti gjatë kësaj periudhe të rëndësishme për vendin tonë, ku partneriteti dhe ndihma nga miqtë tanë bilateral, siç është Kina, është e rëndësisë së veçantë.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit iu referuan bashkëpunimit për projektet mes dy vendeve të dekadës së kaluar, ku realizohen në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe teknik që zakonisht nënshkruhen në nivel vjetor. Theksi i veçantë u vendos aktiviteteve të programeve për bashkëpunim të Marrëveshjes së nënshkruar për ekonomi dhe bashkëpunim teknik në dhjetor të vitit të kaluar për sigurimin e një granti – ndihmë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës. Me këtë Marrëveshje u siguruan fonde të reja financiare të pakthyeshme nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për mbështetjen e projekteve në Republikën e Maqedonisë, ku prioritet të veçantë do ti jepet sektorit të shëndetësisë.

Përmes këtij bashkëpunimi, jo vetëm që mbështesin qëllimet zhvillimore të vendit tonë, por gjithashtu promovohet bashkëpunimi i përgjithshëm mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës, që është segment i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve tona të ndërsjella , shtoi Osmani.

Gjatë bisedës Zëvendëskryeministri Osmani, shprehu mirënjohje dhe kënaqësi që krahas projekteve infrastrukturore, po zbatohen edhe seminaret bilaterale në Republikën Popullore të Kinës për përfaqësues të institucioneve nacionale, në drejtim të përforcimit të burimeve njerëzore në administratë në fusha të ndryshme, dhe se vazhdimi me të njëjtat do të kontribuojnë në avancimin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve edhe në këtë fushë.

Marketing