Zëvendëskryeministri për Cështje Evropiane Bujar Osmani ka deklaruar se BDI do të jetë fituese në zgjedhjet e 12 Prillit por ai ka bërë thirrje deri te fraksionet e partive opozitare shqiptare që të bashkohen me qëllim që shqiptarët të fitojnë sa më shumë deputetë duke rritur kështu peshën politike në përgjithësi informon Tetova sot
Osmani me këtë rast ka deklaruar se ne i stimulojmë fraksionet e partitve opozitare shqiptare që ata të bashkohen sepse do të rritet numri i deputetëve shqiptarë dhe bashkë me këtë do të rritet edhe forca politike në përgjithësi në Parlament .
“Për ne më shumë rëndësi ka që mos zvogëlohet numri i deputetve shqiptarë se sa ajo nëse BDI do të merr një më shumë ose më pak deputetë në këto zgjedhje ” ka deklaruar njeriu i dytë i Qeverisë dhe përfaqësues i lartë i BDI-së.
Osmani poashtu thotë se BDI do ti fitojë këto zgjedhje.”Merrni cilën do anketë, BDI del fituese në zgjedhjet e 12 prillit.Megjithatë nuk duam të kemi fitore të Piros në atë mënyrë që sërish tek presidenti të shkojnë dy parti maqedone dhe gjashtë parti shqiptare ” ka deklaruar ai .
Në këto pika do të fokusohet BDI në programin e saj në këto zgjedhje
Në këto pika do të fokusohet BDI në programin e saj në këto zgjedhje
Bujar Osmani poashtu ka treguar edhe për programin e BDI-së në këto zgjedhje ndërsa fokusi do jetë në disa aspekte kryesore.Osmani tha se me politikat tona përkushtohemi që t’i ndërtojmë në bashkëpunim dhe partneritet me shoqërinë civile, kontribuesit shoqëror, botën akademike, mediat, sindikatat, komunitetin euroamerikan dhe me të gjithë ata që ndajnë vlerat dhe përcaktimet tona.BDI do të fokusohet sipas tij edhe në aspekte tjera përfshirë punësimin, dhe angazhimin maksimal që të rinjtë të qëndrojnë këtu si dhe duke ndërtuar shoqëri të mirëqenies, me shërbime publike dhe institucione të përgjegjshme dhe cilësore, me arsim, shëndetësi, rroga dhe pensione dinjitoze duke u përkujdesur për të gjitha kategoritë e shoqërisë.
Osmani është shprehur se BDI po ndërton politika për t’i ruajtur burimet e vendit dhe ambientin duke krijuar qëndrueshmërinë ambientale për t’a ruajtur të tashmën por edhe për t’a siguruar për gjeneratat e ardhshme, duke u përkujdesur për të moshuarit dhe duke investuar tek të rinjtë.
Sipas tij BDI angazhohet për liri dhe të drejta njerëzore, integrim konsensual, zhvillim të qëndrueshëm, rritje ekonomike si dhe vende të reja pune, drejtësi sociale, jetesë cilësore, mirëqenie, por edhe një shoqëri ku individët përpiqën së bashku për të mirën e përbashkët dhe ku rinia zë vendin e parë.
A do të donte që Bujar Osmani të jetë në listën për deputetë në zgjedhjet e 12 Prillit?!
Përgjigja e tij është e qartë dhe e shkurtër ” Dua të jem në listën për deputetë të BDI-së .është nder që për një politikan të ri shqiptarë te jetë pjesë e një organizimi politik sic është BDI.Dua të jem pjesë e shkollës politike të Ali Ahmetit ” ka deklaruar Bujar Osmani
Duke folur për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve me partitë maqedonase Osmani ka deklaruar se në princip janë qytetarët ata që e përcaktojnë kush e formon Qeverinë dhe ky princip është shumë i rëndësishëm.