Osmani: BE dhe Ballkani Perëndimor, e ardhme e përbashkët

Ministri i jashtëm Bujar Osmani i cili po qëndron këto ditë në Brukselnë takimin joformal me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ka thënë se duhet afirmuar bashkëpunim më i fuqishëm evropian dhe rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të EJL-së. Ndërkaq në një diskutim për të ardhmen e Evropës, Osmani ka qenë i prerë:E ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor shkrihen në vlera të njejta.

Marketing

“Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor e ndajnë përgjegjësinë për një të ardhme të përbashkët evropiane dhe fatet tona janë të gërshetuara rreth vlerave dhe parimeve themelore mbi të cilat bazohent BE-ja. Procesi i zgjerimit është alternativë e vetme, si për BE-në ashtu edhe për Ballkanin.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Në kaudër të qëndrimit të tij në Bruksel, Osmani është takuar edhe me homologun e tij bullgar, Svetllan Stoev, me të cilin kanë theksuar vendosmërinë për vazhdimin e qasjen konstruktive dhe vullnetin e mirë në marrëdhëniet bilaterale, përkushtimin për progres në procesin eurointegrues si dhe intesifikimin e kontakteve dhe takimeve dypalëshe deri në samitin e dhjetorit.