Osmani: BE e padrejtë me Kosovën, vendi po trajtohet sikur ka pushtuar ndonjë shtet

Gjatë një konference të përbashkët me kryetarin e komunës së Dragashit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka quajtur masat kufizuese të Bashkimit Europian, pengesë për ecurinë e procesit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Marketing

“Pavarësisht asaj që ka ndodhur më 26 maj, vlerësoj se përgjigja e BE-së nëpërmjet masave që ka miratuar ka qenë komplet disproprocionale me veprimet e institucioneve të Kosovës. Nuk është përgjigje që nxit bashkëpunimin dhe koordinimin , përkundrazi është përgjigje e cila më së shumti i bën dëm procesit të dialogut që e qet komplet jashtë binarëve ku të dyja palët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë të barabartë.

Presidentja risolli në vëmendje dhunën ndaj forcave të KFOR-it.

Serbia ka pasur njerëz të saj që kanë sulmuar ushtarët e NATOS-. Për këta njerëz ka dëshmi të sakta. Ata njerëz janë në video, dihet kush janë, disa prej tyre janë policë të Serbisë dhe nuk ka asnjë masë të vetme në raport me Serbinë për këtë agresion që ka kryer në raport me Kosovën dhe për dhunën që ka kryer në raport me NATO-n.

Osmani nënvizoi se masat ndëshkuese të BE-së janë vendosur padrejtësisht ndaj Kosovës.

“Komunikimi im është i përditshëm me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Sa i përket masave që padrejtësisht janë vendosur ndaj Kosovës si rezultat unë do të thosha edhe i një fushate dezinformuese masive kundër Kosovës, e cila ka rezultuar me një sërë masash të cilat akoma janë në fuqi”

Gjatë vizitës në Dragash presidentja kritikoi edhe qëndrimin e disa shteteve kundrejt Kosovës.

Përshtypja ime është nga një herë që shumë shtete e kanë trajtuar Kosovën ato ditë sikur Kosova ta ketë pushtuar dikë. Kosova nuk e ka pushtuar asnjë territor të shtetit fqinjë. Kosova ka vepruar në territorin e Republikës së saj sovrane, e cila është njohur nga shumica dërmuese e shteteve të Bashkimit Evropian. Si presidente e vendit kërkojë që të ketë çdo ditë koordinim me aleatët dhe partnerët tanë, sepse çështjet e sigurisë janë tema kolektive, nuk janë tema individuale”, theksoi ajo.

Komuniteti ndërkombëtar sipas presidentes Osmani duhet ti bëjë presion presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të ndalë presionin ndaj serbëve të Kosovës, dhe dhunën që përdoret nga strukturat ilegale në veri.