OSMANI: BE mund të llogarit në partnitet me Maqedoninë si faktor i stabilitetit në rajon (FOTO+VIDEO)

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili për vizitë pune ndodhet në Finlandë, mbajti takim me Nina Nurkala Këshilltare speciale për Çështje Evropiane të Kryeministrit Juha Sipilja, si dhe me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kryesuar nga Sekretari Shtetëror, Samuli Virtanen. Në kuadër të vizitës në Finlandë, Osmani vizitoi edhe Kuvendin e Finlandës, ku mbajti takim me delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane, udhëhequr nga Kryesuesi, Arton Satonen.

Marketing

“Jemi dëshmitar mund të thuhet të një periudhe më turbulente për kontinentin evropian nga Lufta e dytë Botërore e këtej. Bregziti, rritja e populizmit, radikalizmi dhe ekstremizmi, kërcënimet hibride, si dhe shtypja e migracionit si sfida do të kulmojnë këtë vit, në veçanti në turbulencat politike që krijohen në prag të zgjedhjeve evropiane” u theksua nga bashkëbiseduesit, duke theksuar luftën e idesë evropiane si një faktor i rëndësishëm në ruajtjen dhe mbajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit të kontinentit.

“Qëllimi ynë është të jemi pjesë e idesë evropiane, duke ndërtuar një demokraci stabile, funksionale dhe multientike, që bazohet në vlerat evropiane dhe sundimit të ligjit, të lirisë, barazisë dhe solidaritetit” – theksoi Osmani në takim, duke ju potencuar bashkëbiseduesve se Maqedoninë mund ta llogarisin si partner të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm për mbajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Në kuadër të vizitës u hapën edhe çështjet për bashkëpunimin bilateral në kuadër të institucioneve të të dy vendeve, Kuvendeve, si dhe programeve për shkëmbimin e përvojave, ndihmës bilaterale dhe sfidave për ndarjen e mjeteve të IPA-s që pasojnë.
Paraprakisht, Osmani mbajti takim edhe me nikoqirin e tij Ministrin për Çështje Evropiane, Samo Terho, ku u hapën temat e procesit për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe perspektivat euro- atlantike të Maqedonisë.

Në margjinat e takimit, Osmani kishte mundësi të vizitoj edhe të ashtuquajturën “Qendra Evropiane e Exelencës” (European Centar of exellence), përkushtuar luftës kundër kërcënimeve bashkëkohore hibride, që punon nën ombrellën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërkaq gjendet në Helsinki.


FF