Osmani: Besa meriton respekt, mirëpo ne duhet ta fitojmë ndeshjen

Kampionët në fuqi Struga Trim Lum këtë xhiro do të ketë përballët debutuesit e Besës së Dobërdollit. Një ditë para këtij takimi trajner i Strugës, Qatip Osmani ka thënë se ekipi i Besës meriton çdo respekt, mirëpo më tej thotë së ekipi i tij duhet ta fitojë këtë ndeshje.

“Sigurisht se ndaj çdo kundërshtari duhet të përgatitemi sa më mirë. Ekipi i Besës meriton çdo respekt, për faktin se në afatin kalimtar ka qenë shumë aktiv. Pamarrë parasysh rezultatit të lojës së parë, ne përgatitemi për një lojë të vështirë, për një lojë të rëndë, ku mendoj se ekipi i Struga Trim LUmit duhet ta fitojë këtë ndeshje”, deklaroi Osmani.

Marketing