Osmani: Beteja e opozitës është kush i pari i opozitës

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherazi edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani në debatin e fundit televiziv në “360 shkallë” ka argumentuar qëndrimin se pse duhet votuar kandidatët e BDI-së në raundin e dytë. Ai ka bërë me dije se opozita në këto zgjedhje është delegjitimuar dhe se beteja e tyre tash është kush i pari i opozitës.

Marketing

“Kryetari i Gostivarit, për 4 vjet në vend se të kontakton Ministrat për projekte, 3 vite i ka sharë në facebook, duke e shfrytëzuar atë për ngritje të partisë së vet, të cilën qytetarët e deligjitmuan. Prandaj, në këto mandate që po përputhen shqiptarët të koncentrojnë votën dhe komunat t’i lënë në kuadër të kursit të përgjithshëm zhvillimor të vendit”, ka deklaruar mes tjerash Osmani.