Osmani: Beteja është ndërmjet vizionit tonë të integrimit dhe vizionit të izolimit, që përfaqëson VMRO-DPMNE

“Kjo është betejë ndërmjet vizionit të bashkëjetesës dhe integrimit, që e përfaqëson fronti më i madh multietnik në vend, dhe vizionit të izolimit dhe urrejtës që e përfaqëson VMRO DPMNE-ja”.

Marketing

Kështu i ka vlerësuar zgjedhjet Bujar Osmani, kandidati i Frontit Europian, mbrëmë në hapjen e Shtabit në Çair.

“Forcat e zeza nacionaliste dhe shoviniste, duan që të marrin kontrollin mbi vete, dhe nëse i keni parë sloganet e tyre, thonë “ta kthejmë dinjitetin”, se kinse, e drejta jonë për të qenë të barabartë ua paska humbur dinjitetin. Ne askujt nuk ja kemi prekur dinjitetin. Ne kemi rikthyer dinjitetin tonë, e kemi institucionalizuar identitetin tonë, e kemi marrë hisen që na takon dhe askujt nuk i kemi hyrë ndër hak, dhe nuk do të lejojmë që askush të prek në dinjitetin tonë dhe në hisen tonë”, tha Osmani.