Osmani-Borisov, kryeministri bullgar: Mëkat para historisë nëse politikanët nuk arrijnë të gjejnë kompromis

Shpresoj se Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i marrë garancitë e nevojshme nga ne dhe se do të lëviz në rrugën për inkuadrim në Bashkimin Evropian, porositi sot kryeministri bullgar Bojko Borisov gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Marketing

“Kompromiset e nevojshme duhet të bëhen, siç kanë bërë shumë të tjerë. Ne jemi të detyruar për gjeneratat e tanishme de të ardhshme të sigurojmë se në asnjë rast Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të pengohen në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Borisov.

Siç njofton BGNES, në takim Borisv theksoi se është “shumë i brengur për shkak të përfshirjes së Organizatës së bashkuar të Maqedonisë (OBM) dhe të pakicës maqedonase në Bullgari në një rezolutë politike në Parlamentin e Evropës”.

“Kjo në asnjë mënyrë nuk është në atë fushë – as për historianët dhe për partnerët tanë politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në këtë moment kur kërkojmë kompromis që të gjindet zgjidhje”, deklaroi Borisov,

Ai theksoi se që me takimet e sotme duhet të fillojnë bisedimet në të gjitha nivelet, me qëllim që deri më 10 nëntor, kur Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëkryesojnë me Samitin e Procesit të Berlinit, të mund të arrihet zgjidhje me kompromis që do t’i kënaq të gjithë.

“Keni shumë punë për të bërë, kjo është shumë e ndërlikuar, proces shumë i shpejtë dhe njëkohësisht i rëndësishëm dhe i nevojshëm”, e transmeton BGNES deklaratën e Borisovit.

Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të dinë se vendi ynë në Bullgari ka dhe çdoherë ka pasur mbështetje më të madhe.

“Duhet vetëm ta bëjmë historinë urë të miqësisë dhe afërsisë, e jo urë të prishur përmes të cilës Republika e Maqedonisë së Veriut nuk mund të kalojë. Do të thotë që këtu nuk duhet të ketë lojëra politike”, porositi Borisov gjatë takimit.

Sipas tij, perspektivat dhe momenti i tanishëm janë shumë të rëndësishme dhe “do të ishte mëkat para historisë” nëse udhëheqësitë aktuale politike në Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk arrijnë të gjejnë kompromis. “As bota nuk do të na kuptojë”, shtoi Borisov.