Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Ambasadoren e sapoemëruar të Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë, Rejçel Galovej.
Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani, Ambasadores Galovej i dëshiroi mirëseardhje në misionin e punës së saj në Republikën e Maqedonisë, duke ia theksuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me paraardhësin e saj Çarls Garet, dhe ia shprehur pritjet e sinqerta për vazhdimin e suksesshëm dhe thellim të këtij bashkëpunimi.
“Filluat mandatin tuaj në një moment kyç për Republikën e Maqedonisë, periudhë kur Këshilli i BE-së miratoi afat kohor për fillimin e negociatave në qershor, si dhe një periudhë kur vendi fillon negociatat për anëtarësim në NATO” – theksoi Osmani, duke potencuar se si vend presim që mbështetja e Britanisë së Madhe të vazhdojë për proceset integruese të Republikës së Maqedonisë. Osmani gjithashtu theksoi edhe rëndësinë e ndihmës bilaterale të cilin vendi e ka nga ana e Britanisë së Madhe, duke shprehur shpresë se e njëjta do të intensifikohet në përputhje me rezultatin e procesit të BREGZIT-it, dhe në përputhje të interesit të cilën Britania e Madhe tregon për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Bashkëpunimi bilateral, dhe mbështetja e Britanisë së Madhe, ka rol të rëndësishëm në implementimin e reformave në fusha të ndryshme si që janë administrata, arsimi, sistemi i gjyqësor, avancimi i demokracisë, sundimi i ligjit, sistemi i sigurisë etj” – theksoi Osmani.
Zëvendëskryeministri Osmani gjatë bisedës konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar është një nga partnerët më të rëndësishëm të Republikës së Maqedonisë dhe shprehu mirënjohje që edhe përkundër sfidave komplekse të brendshme rreth procesit të BREXIT-it, Britania e Madhe megjithatë mbetet mbështetës i fuqishëm i politikës së zgjerimit të BE-së, të cilën e sheh si garanci për stabilitet dhe siguri të Evropës në përgjithësi.