Me vullnetin e mirë të palës bullgare, vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare mund të merret më 14 dhjetor, ka thënë ministri i jashtëm Bujar Osmani. Siç sqaroi ai në emisionin “360 gradë” në Alsat, Brukseli ishte gati të nis në të njëjtën ditë konferencën e parë ndërqeveritare me vendin.
“Gjithçka është gati në Bruksel. Do t’ju them një detaj, atje është gati, nëse në datën 14 jepet një “leje” nga Bullgaria, pasdite është gati konferenca e parë ndërqeveritare. Ka përgatitje logjistike për mirëmbajtjen e takimit ndërqeveritar…”, deklaroi Osmani./Alsat.mk