Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Drejtorin në Drejtorinë për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të BE-së, Kristijan Danielson.
Në takim u diskutua gjendja në sferën e integrimeve evropiane të vendit dhe perspektivat rreth kthimit të procesit të zgjerimit lartë në agjendën e IE-së, pas dështimit të ndërtimit të konsensusit në takimet e tetorit të Këshillit të IE. “Na gëzon fakti se ekzistojnë iniciativa të shumta të vendeve anëtare për kthimin e procesit të integrimit evropian sërish lartë në Agjendën e BE-së. Këtu gjithsesi është edhe iniciativa e Italisë dhe Kryeministrit Konte, më pas letra e Kryetarit të KE-së nga ana e 16 vendeve- nënshkruese, dhe gjithsesi edhe dokumenti i Francës me të cilin konfirmohet perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor si anëtar të plotfuqishëm të BE-së.
“Shpresojmë se BE do ta shfrytëzojë periudhën e ardhshme për rishikim të serishëm të mundësisë për caktimin e datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, gjatë kryesimit të Kroacisë, pa marr parasysh procesin e reformimit të metodologjisë për negociata” theksoi Osmani në takim, duke shtuar se vendi mbetet i gatshëm për fillimin e negociatave, njësoj siç ishte edhe në tetor, por në përgjithësi mbetet i fokusuar në detyrimet që dalin nga harmonizimi i rregullave dhe standardeve evropiane.
“Ne jemi të gatshëm për negociata, njësoj siç ishim edhe në tetor, dhe për ne mundësia e vetme e pranueshme është anëtarësimi i plotë në Union”- potencoi Osmani.
Dy bashkëbiseduesit theksuan optimizëm duke pasur parasysh sinjalet pozitive që arrijnë nga vendet- anëtare dhe nga Brukseli për mbështetjen e procesit të zgjerimit, duke u dakorduar se vendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në BE.