Osmani: Derisa janë BDI-ja dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t’u mungojë as një qime floku!

Derisa janë BDI-ja dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t`u mungojë as një qime floku, kërcënimet e këtilla nuk kanë asnjë vlerë – I është kundërpërgjigjur Nënkryetari I BDI-së dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, Nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, I cili, sic njofton KlanM, theksoi se pas zgjedhjeve nuk do të koalicionojnë me BDI-në dhe se partia e Ahmetit duhet të jetë në opozitë.

Marketing

“Nuk është hera e parë, na kujtohen deklaratat e Zaevit nëpër mitingje kur thoshte se BDI-ja duhet të shkojë në opozitë dhe e dini epilogun. Kjo mënyrë e krijimit të tensioneve ndëretnike për të fituar pikë politike është shumë e rrezikshme për një shtet multietnik. VMRO-DPMNE-së vetëm mund t`i them se derisa është BDI-ja dhe Ali Ahmeti, Shqiptarëve nuk do t`u mungojë asnjë qime floku” – tha Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së.

Sipas Osmanit, sic percjell KlanM, BDI-ja paraqet vullnetin e shumicës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Duke përmendur BDI-në, përmendni vullnetin e shumicës së Shqiptarëve. BDI prezanton Shqiptarët, nuk kemi rënë nga qielli, por dikush na ka zgjedhur që t`i përfaqësojmë Shqiptarët” – deklaroi Osmani.

Nënkryetari I VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, sic njofton KlanM, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, deklaroi se pas zgjedhjeve një gjë do të jetë e sigurtë – Qeveri me BDI-në nuk do të ketë.

Sipas tij, një nga shkaqet e rejtingut të tashëm të ulët të LSDM-së është mosrealizimi i premtimeve nga viti 2016, kur lideri I atëhershëm socialdemokrat Zoran Zaev, kishte deklaruar se nuk do të koalicionojë me BDI-në.