Osmani dhe Dimitrov: Negociatat me BE-në do të fillojnë sivjet

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani të cilët dot u takuan me ministrin belg të Punëve të Jashtme, Didie Rejnders, për MIA-n thonë se kanë marrë sinjale të qarta se pa dallim të orarit të vendimit, faza e parë e negociatave me BE-në do të fillojë këtë vit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Marketing

Për zëvendëskryeministrin Osmani “nuk ka dilemë se fillojmë këtë vit”, gjegjësisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në muajin dhjetor. Qeveria e Maqedonisë, megjithatë, insiston që vendimi nga pala evropiane të sillet në qershor ose korrik.

“Ne insistuam në samitet qershor-korrik sepse tani më hyjmë në një periudhë avancuese dhe për shkak të Bregzitit i cili është shtyrë për në tetor dhe zgjedhjet greke, Komisioni i ri Evropian, ngjarje të cilat e bëjnë procesin më pak të parashikueshëm, prandaj është insistimi ynë dhe kemi numër të madh të vendeve anëtare të cilat na mbështesin në këto përpjekje tonat se duhet të shfrytëzohet kjo periudhë. Edhe pse dilema a do të jetë sivjet ose jo, nuk ekziston dhe nuk e kemi dëgjuar as nga vendet anëtare më skeptike”, ka thënë Osmani për MIA-n.

Inkurajime të ngjashme ka marrë edhe ministri i Punëve të Jashtme gjatë takimeve me vendet anëtare, ka thënë ai.
“Ka konsensus të paktën pas dyerve të mbyllura, ka njohuri sa është i madh investimi, jo vetëm për ne por për politikën e BE-së ndaj Ballkanit. Në të kundërtën ‘mesazhi do të ishte se BE-ka nuk jep perspektivë evropiane për rajonin tonë. Tani duhet të luftojmë që kjo të jetë me më pak rreziqe, prandaj duam që ky vendim të jetë para pushimeve’”, thotë Dimitrov.

Edhe pse Dimitrov parashikon se nuk duhet të bëhesh “peng” i datave qershor dhe korrik për shkak se çdo vend njeh pengesa dhe procedura personale vendore, megjithatë BE-ja duhet të ketë në mendje se çdo shtyrje sjell rreziqe politike për Maqedoninë e Veriut.

“E jona është dhe prandaj po vrapojmë aq shumë pas vendeve anëtare, për të sqaruar sa është e rëndësishme që të respektohet fjala e BE-së. Pasi BE-ja tha qershor 2019, e jo ne. Njëkohësisht nuk duhet të jemi peng, për ne është shumë me rëndësi t’i fillojmë negociatat, sesa nëse vendimi do të sillet në qershor ose korrik e madje edhe në vjeshtë. Me rëndësi e kemi sivjet, pas 14 vitesh, të hyjmë në fazën në të cilën tani janë Mali i Zi dhe Serbia dhe kemi garë të reformave me këto vende”, thotë ministri Dimitrov.

Për të, rreziku nga shtyrja para së gjithash është politike.
“Me siguri opozita do të tentojë ta shfrytëzojë këtë, këtë e bëtë, këtë nuk e morët. do të ketë sulm dhe ky do të jetë inkurajim i forcave politike që na sollën deri në gjendje të cilën Komisioni Evropian e definoi si shtet të harruar, ky do të jetë implikim politik i mosnjohjes së këtij suksesi”, thotë shefi i diplomacisë, Dimitrov, duke shtuar se bëhet fjalë sivjet për një raport të “jashtëzakonshëm” në të gjitha sferat kyçe të cilat i analizon Komisioni Evropian.
Ministri u përqendrua edhe në kritikat e opozitës ndaj procesit evropian të cilin e zhvillon qeveria, kritika të cilat i vlerëson si të paturpshme.

“Kur prej atje dëgjoj një lloj të tillë kritikash të agjendës evropiane, me respekt të plotë dhe kërkim falje ndaj opinionit, nuk mund ta trajtoj këtë si pafytyrësi dhe të paturpshme sepse ato nuk reduktojnë në një shtet të harruar, gjegjësisht institucione që i shërbejnë një njeriut. Ky ishte raport në vitin 2016”, mendon kështu Dimitrov.
Dhe për të mos pasur përgjegjësi, mes tjerash, mendon ai, është krijuar atmosferë me ditën më të zymtë të 27 prillit kur u sulmua Kuvendi.

“Derisa atje nuk u pastrua tërësisht dhe nuk kalohet përmes katarzës të thuhet ‘kjo ishte dita më e zymtë, duket përgjegjësi për të gjithë’, prej ku reflektim moral për agjendën evropiane, si në këto dy vite, nga të bllokuar në baltë, arritëm në shembullin e ndritshëm për tërë rajonin”, shton Dimitrov për MIA-n.

Procesi i vendimmarrjes, i cili tani është tërësisht në duart e vendeve anëtare të BE-së është delikat nga aspekti politik dhe teknik për disa prej tyre. Përveç rezervave të njohura franceze, këtu janë edhe vështirësitë për parlamentin gjerman për ta miratuan vendimin për fillimin e negociatave me vendin tonë në një afat kaq të shkurtër kohore, sepse është paraparë vetëm një seancë në dy ditët e para të qershorit, ndërsa Këshilli i ministrave të BE-së në të cilin duhet të vendos për negociatat mbahet më 18 qershor.

“Prej këtu vendet anëtare shqyrtojnë opsione të ndryshme si të tejkalohen ato barriera teknike, por në përgjithësi flasim edhe me Bundestagun për domosdoshmërinë për sjelljen e vendimit tani për shkak të vetë procesit”, sqaron zëvendëskryeministri Bujar Osmani për MIA-n.

Opsioni për përçarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut edhe më tej është në qarkullim. Edhe pse nga pala maqedonase mendohet se skenari ideal është që dy vendet të shkojnë përpara, është shumë me rëndësi që vendi të mos jetë viktimë e kalkulimeve të tilla dhe para së gjithash secili prej tyre të vlerësohet sipas meritave të tyre.

“Përshtypja është se tregimi ynë është aq i fuqishëm saqë askush nuk mund ta injorojë, jo vetëm se paraqet rilindje të idesë evropiane, por edhe pasi që bëhet model të cilin duhet ta ndjekin vendet tjera dhe nëse nuk sendërtohet narativi i tillë, nuk do të mund të shfrytëzohet si model për vendet tjera në rajon për t’u inkuadruar ndaj stabilizimit dhe bashkëpunimit”, shton Osmani për MIA-n.

Vendimi për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut do të mund më herët të sillet më 18 qershor në Luksemburg kur do të mblidhen ministrat e punëve të jashtme dhe evropiane. Vitin e kaluar vendimi është shtyrë për shkak të kundërshtimit të Francës, Holandës dhe Danimarkës.

Marketing