Osmani dhe Dimitrov për vizitë pune në Berlin

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin, në bisedime me përfaqësuesit gjermanë për progresin e vendit në eurointegrimet.

Marketing

Në dytën e dytë të vizitës, siç kumtoi MPJ, Dimitrovit do t’i bashkëngjitet edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, me çka është planifikuar brifing i përbashkët para Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane në Bundestag, në të cilën do ta prezantojnë progresin dhe gatishmërinë e vendit për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian, në vigjilje të Këshillit të BE-së në qershor.

Dimitrovi pritet që sot të realizojë takime me deputetë të Bundestagut gjerman, në mesin e të cilave edhe me grupin punues për politikë të jashtme të CDU/CSU si dhe me përfaqësues të Zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel. Janë paraparë edhe takime me ministrin për Evropë, Mihail Rot dhe lideren e re të CDU/CSU, Anegret Kramp-Karenbauer.