Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Kroacisë, mbajtën takime të ndara në Kuvendin e Kroacisë me Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Mire Kovaç, si dhe me Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Domagoj Ivan Milosheviq.
“Besoj që është nder, por edhe sukses i vërtetë ta shohim Republikën e Kroacisë në krye të Unionit, për çka krahas urimeve personale dua të përcjell edhe urimet e gjithë Qeverisë, si dhe mesazhet miqësore në emër të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut” theksoi Osmani, duke potencuar momentumin evropian i cili hapet për gjithë rajonin me kryesimin e Kroacisë, që nga dje u përforcua edhe me propozim metodologjinë e re, të Komisionit Evropian. “ Vlerësoj se me propozim metodologjinë e re vërtet hapen potencialet për integrimet evropiane në samitet e ardhshme të BE-së, me çka kryesimi i Kroacisë me BE-në vërtet merr shansin të jetë historik për gjithë rajonin, posaçërisht për Republikën e Maqedonisë së Veriut” theksoi Osmani.
“Duke pas parasysh marrëdhëniet tona të afërta miqësore dhe interesin tuaj për gjithë rajonin, besoj në mbështetjen e përkushtuar Kroate të integrimeve tona evropiane, që do të jetë kyçe për sukses të përbashkët në javët në vijim. Besojmë se qasja e ripërtërirë mund të rezultojë me fitore të dyfishtë: hapje të negociatave së bashku me proces aderues më të përkryer.
Qytetarët tanë nuk kanë frikë nga rreptësia më e madhe apo nga kthimi në bankë përmirësuese nëse ka regres. Përkundrazi, kështu vlerësojnë se më mirë do t’i mbajnë për fjale politikanët. Më shumë benefite për reformuesit dhe më shume sanksione për ata të cilët do të bëjnë regres sipas vlerësimit kredibil objektiv për progresin, është hap i cili ka kohë që e dëshirojmë. Është koha fundit që të fillohet me konkurrencë reformuese të shëndoshë në rajonin tonë”- potencoi Dimitrov gjatë takimit.
Në kuadër të vizitës, Osmani dhe Dimitrov do të mbajnë takim edhe me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Anderej Plenkoviq, si dhe me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Gordan Grliq Radman.