Zv.kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në Danimarkë takuan ministrin e Jashtëm Jepe Kofod dhe Vibeke Pasternak Jorgensen, këshilltare kryesore për punë evropiane e kryeministres.
Në vazhdën e takimeve në vendet anëtare të BE-së, Dimitrov ka kërkuar nga vendet anëtare konfirmimin e sukseseve të vendit me zgjatjen e dorës për vazhdimin e procesit të integrimit.
Osmani ka theksuar se edhe më tej përqendrimi i qeverisë mbetet te zbatimi i reformave për të sjellë më shumë rezultate në periudhën që vjen, të cilat do ta konfirmojnë përgatitjen e vendit për fillimin e bisedimeve këtë vit.
Në takim është diskutuar edhe rasti “Reket” për të cilin krerët e pushtetit kanë theksuar mbështetje për zbardhje të plotë, pa dallim ndaj cilit zhvillohet hetimi. Ata kanë siguruar autoritet në Danimarkë se bisedimet për ligjin për Prokurorinë Publike vazhdojnë dhe se reforma do të zbatohet në kohë.