Osmani dhe Dimitrov sot në Bruksel

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Bruksel ku do të marrin pjesë në mëngjesin e punës me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, në organizimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Rumanisë, Katrugalos dhe Maleshkanu.

Marketing

Sipas MPJ-së, Dimitrov do të brifojë për arritjet vijuese në kontekst të eurointegrimeve, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, rezultateve të reformave dhe pritjet e përgjithshme nga vendet-anëtare në drejtim të arritjes së vendimit për fillimin e negociatave inkuadruese me vendin në qershor të këtij viti.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, siç informoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, njoftojnë se në mëngjesin e punës “me miqtë e Maqedonisë së Veriut, lëndë e bisedimeve do të jetë vijimi integrues i vendit drejt BE-së dhe do të theksohet rëndësia nga zbatimi i agjendës reformuese dhe Marrëveshjes së Prespës.

Dimitrov dhe Osmani do të jenë pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev në takimin e nesërm të rregullt të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim midis vendit tonë dhe BE-së. Duke pasur parasysh presidencën rotuese, me takimin do të kryesojë kryeministri Zaev, ndërsa bashkëkryesuese do të jetë përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.

Këshilli do të përfaqësohet edhe nga eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han, ndërsa në delegacionin tonë qeveritar do të jetë edhe zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska.

Marketing