Osmani dhe Dimitrov takojnë kryetaren e Unionit Demokristian të Gjermanisë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov në kuadër të vizitës së punës në Republikën Federale të Gjermanisë mbajtën takim me Kryetaren e Unionit Demokristian (CDU) të Gjermanisë, Anagret Kramp Karenbauer.

Marketing

“Kemi dy ditë jashtëzakonisht të rëndësishme me takime dhe aktivitete në Berlin. Gjermania është partneri ynë kyçë dhe mbështetësi ynë evropian dhe qëllimi ynë është që këto dy ditë miqve tanë gjerman të ju ofrojmë sa më shumë argumente për atë çka meritojmë ta bëjmë hapin e ardhshëm drejt Bashkimit Evropian dhe ti hapim negociatat aderuese. “Për këtë arsye lideren e CDU/CSU njoftuam me atë ku Republika e Maqedonisë së Veriut ishte para dy viteve jo të plota dhe ku është sot, si shembull për fqinj të mirë dhe partner stabil dhe të besueshëm në rajon.

Arritëm shume dhe vazhdojmë të punojmë me shumë përpjekje si brenda ashtu edhe jashtë, që bashkërisht me partnerët tanë të sigurojmë perspektivë të kapshme evropiane për vendin” – theksoi Ministri Dimitrov.

“Në aspektin e integrimeve evropiane Gjermaninë gjithmonë e kemi konsideruar si partneri ynë strategjik, në iniciativat e së cilës e gjejmë motivimin dhe perspektivat e suksesit tonë”, theksoi Osmani duke shprehur qartë pritje, që kjo mbështetje dhe bashkëpunimi i ndërsjellë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Në periudhën që pason e domosdoshme është e gjithë mbështetja politike nga ana e miqve tanë brenda Unionit që ta zgjerojmë tregimin evropian të Ballkanit, dhe ta mënjanojmë skepticizmin evropianë që ndërhyn përmes periferisë së Evropës, përmes mbështetjes së qartë dhe të padyshimtë nga ana e vendeve – anëtare të BE-së për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si kryesuese e idesë Evropiane mes vendeve të Ballkanit Perëndimor” – shtoi Osmani, duke theksuar pritjet nga samitet e ardhshme të qershorit të BE-së për konfirmimin e vendimit të vitit të kaluar për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ministri Dimitrov në kuadër të vizitës së punës në Berlin do të marrin pjesë në brifingun para Komisionit për BE-në në Bundestagun Gjerman, ku do të referojnë për rrjedhën e implementimit të detyrimeve politike që dalin nga Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe për progresin në zbatimin e reformave në fusha të parapara në konkluzat e samitit të vitit të kaluar të Bashkimit Evropian, si kritere kyçe para samitit të sivjetshëm të BE-së në qershor, ku pritet konfirmimi i vendimit për fillimin e negociatave me BE-në.